Sergio Busquets është rasti i parë në kampin spanjoll që ka rezultuar pozitiv për koronavirus.
Megjithatë trajneri i Spanjës, Luis Enrique, ka thënë se ka kohë për mesfushorin e Barcelonës që të rikuperohet dhe se ai nuk do largohet nga lista e të ftuarëve të kombëtares spanjolle, shkruan GazetaBlic Sport.
“Ai është mirë, është asimptomatik dhe mund të stërvitet. Për të ekziston një plan pune, gjithmonë në kontakt me stafin. Do ta pres, do ta presim të gjithë. Ekziston një avantazh: ishte pozitiv i parë dhe për këtë arsye ka kohë për të për t’u rikthyer. Ai sigurisht do të jetë në listën përfundimtare të skuadrës. E rëndësishme është që askush tjetër të mos infektohet. Ne do të duhet të përforcojmë protokollet dhe të përpiqemi t’i sjellim lojtarët në Kampionatin Evropian në nivelin më të lartë sepse kemi nevojë që të gjithë të jenë në më të mirën e tyre. Kur presim rezultatet e testeve, gjithnjë ka shumë pasiguri, por ne po përpiqemi të kontrollojmë situatën”, tha Enrique në konferencën për shtyp.
/GazetaBlic Sport/


