Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka ngushëlluar familjen për vdekjen e Genc Sopës si pasojë e shpërthimit që kishte ndodhur në janar të këtij viti, shkruan GazetaBlic.
“Me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të mjekëve, solidaritetin qytetar, përpjekjet institucionale, Genci na dha lamtumirën, duke na pikëlluar thellësisht”, shkruan Aliu.
Postimi i plotë:
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Me dhembje të madhe, mora lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të pronarit të restaurantit “Steakhouse”, të lënduar rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit këtë fillimvit, Genc Sopa.
Me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të mjekëve, solidaritetin qytetar, përpjekjet institucionale, Genci na dha lamtumirën, duke na pikëlluar thellësisht.
Genc, pusho në paqen e paskajshme! Ferizaj humbi një qytetar të vyer, një ndërmarrës të suksesshëm, një shpirt fisnik e një mik gjithmonë te qeshur. Fjalët janë të varfëra të shprehin dhembjen. Mbahuni të fortë familje e nderuar Sopa, miq e të njohur të të ndjerit.
Dritë pastë shpirti i tij i pastër!
Ngushëllime të sinqerta!
Vdes pronari i restorantit në Ferizaj ku shpërtheu bombola e gazit


