Neymar kishte vënë kusht sigurinë që Mbappe do qëndrojë për rinovimin e kontratës me Paris Saint-Germain.
Sipas ‘AS’, sulmuesi brazilian ka rënë dakord të zgjasë qëndrimin e tij në ekipin parisien, pasi presidenti Nasser Al Khelaifi ka garantuar që ylli i ri francez nuk do të largohet, shkruan GazetaBlic Sport.
Mbappe ka vetëm një vit në kontratën e tij me PSG dhe nëse nuk rinovon, ai mund të largohet nga PSG në fund të sezonit të ardhshëm me parametrat zero.
/GazetaBlic Sport/


