Ta fillosh ditën së prapëthi. Vetëm kështu mund të përshkruhet ideja e këtij qytetari që u kap nga policia në orët e para të ditës së enjte.
Në lagjen “Qagllavicë”, një shofer ka drejtuar veturën e tij në kahjen e kundërt, madje paramendoni, siç shihet në fotografi, në shiritin e shpejtë, përcjell GazetaBlic.
Një lexues ka dërguar në redaksinë e GazetaBlic një fotografi nga momenti kur Policia ia zë rrugën dhe e ndalë veturën e dyshuar për kundërvajtje, kundërvajtje kjo që nëse konfirmohet mund t’i kushtojë shumë shoferit, pasi drejtimi i veturës në anën e kundërt të rregullave parasheh gjoba të majme.
Gjithsesi, ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo informacion tjetër lidhur me këtë rast dhe jo vetëm.
LEXO EDHE:
/GazetaBlic/