Lajme

Haziri për Urdhrit Ekzekutiv të Biden: Krimet e luftës nuk falen, e as prishësit e paqes

06/09/2021 19:25
nga:Y I

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutif Haziri, ka komentuar Urdhrin e ri Ekzekutiv të presidentit të SHBA-ve, Joe Biden.

Haziri ka thënë se krimet e luftës nuk do t’i falen askujt dhe se as prishësit e paqes nuk do të falen.

Ky shkrim i Hazirit erdhi pasi gjenerali Ratklo Mlladiq, i njohur si “Kasapi i Bosnjës”, u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Hagës.

“Bashkë me dënimin e gjeneralit serb, Ratko Mladic, doli edhe Urdhri i ri Ekzekutiv i Presidentit Biden. Lexojeni drejtë. Krimet e luftës nuk i falen askujt dhe prishësit e paqes, nuk do të falën më, po ashtu!”, shkruan Haziri.

Reagimi i plotë:

Bashkë me dënimin e gjeneralit serb, Ratko Mladic, doli edhe Urdhri i ri Ekzekutiv i Presidentit Biden. Lexojeni drejtë. Krimet e luftës nuk i falen askujt dhe prishësit e paqes, nuk do të falën më, po ashtu!