Karim Benzema pësoi një lëndim në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Bullgarisë.
Fillimisht u tha se lëndimi mund të ia humbte atij Kampionatin Evropian, por tashmë ka lajme të mira në këtë drejtim, shkruan GazetaBlic Sport.
Muskuli i Benzemës është shfryrë dhe tashmë dhimbja e tij është më e vogël.
Ai do të rifillojë stërvitjen brenda 48 deri në 72 orë maksimum dhe për këtë arsye duhet të jetë në gjendje të luajë kundër Gjermanisë.
/GazetaBlic Sport/


