Lajme

“Brravo, 5 deri në 6 pozita në të njëjtën kohë, tash është praktikë e Qeverisë Kurti”

06/09/2021 16:36
nga:Y I

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka thënë se Komisioni për Legjislacion e ka shkelur ligjin duke e votuar komisionin për Provimin e Jurisprudencës.

Ai tha se shkelja e ligjit është bërë qysh nga propozimi i kryetarit të Komisionit nga Ministria e Drejtësisë, e pastaj edhe miratimi i tij në qeveri.

“Sot Komisioni per Legjislacion i Kuvendit te Kosoves ka votu komisionin per Provimin e Jurisprudences ne kundershtim te plote me Ligjin per Parandalimin e Konfliktit te Interesit dhe ne shkelje flagrante te nenit 18 pika 5 e Ligjit per Keshillin Gjyqesor te Kosoves”, ka shkruar Miftaraj.

Tutje Miftaraj thotë se është e trishtë me e pa VV-në duke bërë shkelje flagrante të ligjit.

“Supermenet dhe lepujte po kthehen ne praktike nen qeverine Kurti. 5 dhe 6 pozita apo funksione ne te njejten kohe, tash eshte praktike e Qeverise Kurti. BRAVO!” shkruan ai.

Postimi i plotë:

Sot Komisioni per Legjislacion i Kuvendit te Kosoves ka votu komisionin per Provimin e Jurisprudences ne kundershtim te plote me Ligjin per Parandalimin e Konfliktit te

Interesit dhe ne shkelje flagrante te nenit 18 pika 5 e Ligjit per Keshillin Gjyqesor te Kosoves.

Historiku:

Ministria e Drejtesise e propozon Kryetarin e Komisionit ne kundershtim me ligj.
Qeveria e miraton propozimin ne kundershtim me ligj.

Komisioni per legjislacion sot e vazhdon kunderligjshmerine.
Kuvendi ne ditet ne vazhdim do te votoj nese do te vazhdoj me shkelje te ligjit apo do ta ndal kete kunderligjshmeri

E trishte me pa VV me vazhdu me kapjen e institucioneve dhe shkeljen flagrante te ligjit. Ate qe e kane mbrojte me vite, po e shkelin ne pak dite.
Kapja e shtetit vazhdon, keq qeverisja dhe sundimi i ligjit nuk jane prioritet i qeverise Kurti.

Praktika e supermeneve me ritem te shpejte promovohet nga qeveria Kurti!

Supermenet dhe lepujte po kthehen ne praktike nen qeverine Kurti. 5 dhe 6 pozita apo funksione ne te njejten kohe, tash eshte praktike e Qeverise Kurti. BRAVO!
P.S. IKD flet me fakte! Faktet jane koke forta dhe ekspozojne keq kete kapje te shtetit.