Ndeshja në mes kombëtares së Italisë dhe asaj të Turqisë, do të jetë ndeshja hapëse e Euro 2020.
Gjyqtar i këtij takimi do të jetë Danny Makkelie, i cili do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Steegstra dhe de Vries si ndihmës, përcjell GazetaBlic Sport.
Në kohët e fundit, Makkelie ishte arbitri i gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve midis Realit dhe Chelsea, por mbi të gjitha ai u përfol shumë pasi që anuloi golin e famshëm të Ronaldos, në ndeshjen midis Portugalisë dhe Serbisë.
What drama at the end of Portugal vs Serbia. Ronaldo scores but no goal line technology. pic.twitter.com/wa6ZgFp2qd
— Selecao (@manosbayku) March 27, 2021
Në vitin 2020, ai ishte gjithashtu drejtoi ndeshjen finale në Europa League midis Interit dhe Sevillas.


