Lajme

Kreu marrëdhënie seksuale për 15 euro me viktimën e trafikimit, Gjykata e dënon me tri vite burgim

06/09/2021 14:35
nga:M K

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.B., i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale “shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”.

Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar, dhe pranimit të fajësisë nga i pandehuri për veprën penale me të cilën e ngarkon aktakuza, të pandehurin A.B. e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre vjet.

“I pandehuri A.B. akuzohet se në muajin shkurt 2020, në Ferizaj, ka shfrytëzuar shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit, në atë mënyrë që ka kontaktuar me personin H.B., i cili ia kishte ofruar viktimën N…. e cila është person posaçërisht i ndjeshëm për shkak të prapambetjes mendore, për të kryer marrëdhënie seksuale me pagesë, me ç`rast personi H.B., ia kishte dërguar viktimën tek një motel, ku pas shfrytëzimit të shërbimeve seksuale nga viktima, të njëjtën e ka paguar në shumë prej pesëmbëdhjetë (15) euro”, njofton gjykata.

LEXO EDHE:

Zyrtare: Takimi Kurti-Vuçiq më 15 qershor