Showtime

Moderatorja shqiptare rrëfen se si u bullizua në shkollë

06/09/2021 12:03
nga:Genita C

Moderatorja shqiptare, Fjoralba Ponari, vazhdon të jetë një emër shumë i komentuar në mediet rozë.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku shumë herë zhvillon biseda të ndryshme me ndjekësit e saj, shkruan GazetaBlic.

Së fundi ka bërë një gjë të tillë, teksa nuk hezitoi të përgjigjej edhe në pyetjet më ‘pikante’.

Një ndjekëse e brengosur për vajzën e saj, i shkroi asaj duke e pyetur se a është bullizuar ndonjëherë për origjinën, ngase vajzës së saj po i ndodhte ajo gjë.

“Per fat te keq, po jam paragjykuar! Kam kujtime jo te mira, sidomos nga 9 vjecarja dhe ne menyre te vecante nga mesuesja e kimise e cila femijet veriore (ku beja pjese dhe une) i ofendonte e i trajtonte me nje perbuzje cnjerezore. Madje mend, kur mamaja ime erdhi qe te ballafaqohej me te per qendrimin qe kishte ndaj meje…pergjigjen e saj (pasi kuptoi qe ime me nuk ishte veriore) e kam te skalitur ne kujtese qe shprehimisht i tha: – Po ti duhej te me thoje, qe eshte gjysem MALOKE (jo malesore) vajza se dhe e zgjidhnim ndryshe! Mgjth injoranca dhe perbuzja, jo e saj por e askujt, nuk me ka penguar kurre qe te luftoj drejt se ardhmes time dhe te njejten gje duhet te beje dhe vajza jote!”, u përgjigj Fjoralba./GazetaBlic/