Skuadra e Llapit ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit qendror, Dardan Jashari.
Jashari ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me KF Llapin, teksa në të kaluarën kishte luajtur për pesë edicione me skuadrën nga Podujeva.
GazetaBlic Sport para pak orësh kishte raportuar ekskluzivisht për transferimin e Jasharit tek skuadra e Llapit, ndërsa pak minuta më parë, klubi i Batatinës e zyrtarizoi atë.
Ekskluzive: Llapi sot prezanton lojtarin e njohur kosovar
Ja njoftimi:
“Fanellën e Llapit do ta vesh edhe Dardan Jashari
Mirë se u riktheve në Llap, Dardan!
Dardan Jashari është rikthyer edhe një herë tjetër tek Llapi. Pas rikthimit në Superligë në edicionin 2015/16, Jashari tashmë rikthehet në objektiva tjera dhe me qëllim që ta ndihmoj skuadrën në garat evropiane. Kontrata e nënshkruar me Dardan Jasharin është 1 vjeçare.
Dardan Jashari, i lindur më 28.03.1990. Pjesë e Flamurtarit, Ballkanit, Malishevës e së fundmi Ferizajt. Me Llapin kishte zhvilluar 5 edicione, përfshirë një edicion në Ligën e Parë dhe katër të tjera në Superligë.
Në Superligë, me fanellën e Llapit, në katër edicione, Jashari ka 120 paraqitje, 7 gola, 2 asistime, e 10.773′ minuta të luajtura”, shkruhet në njoftimin e Llapit.
/GazetaBlic Sport



