Një lajm shumë i keq brenda ekipit kombëtar spanjoll.
Rasti pozitiv i Sergio Busquets të dielën e kaluar tani është pasuar nga ai i Diego Llorente, përcjell GazetaBlic Sport.
Llorente është lojtari i radhës që është infektuar me virusin, COVID-19.
Deklarata e RFEF:
“RFEF njofton se mbrojtësi qendror Diego Llorente ka rezultuar pozitiv në testet e fundit të PRC të kryera këtë mëngjes në përqendrimin e ekipit kombëtar në Las Rozas. Futbollisti do të largohet sonte nga grumbullimi i ekipit kombëtar, duke ndjekur të gjitha protokollet e përcaktuara shëndetësore. Grumbullimi i Ekipit Kombëtar do të vazhdojë me të gjitha rutinat e punës të vendosura në situatat COVID 19. Trajnimi i personalizuar do të ruhet për të vazhduar me përgatitjen e Evropianit. Seancat stërvitore në Las Rozas për lojtarët do të vazhdojnë këtë të Mërkurë në orën 11:00 nën komandën e Luis Enrique”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport


