Këtë mëngjes, Dejan Kulusevski informoi stafin mjekësor të ekipit kombëtar suedez se ai kishte simptoma të ftohjes.
Dejan u testua shpejt për Covid-19 dhe rezultoi pozitivisht, përcjell GazetaBlic Sport.
Që atëherë, Dejan është izoluar nga pjesa tjetër e grupit dhe nuk udhëtoi me ekipin në Gothenburg, thotë mjeku i kombëtares Anders Valentin.
Por, disa orë më vonë, trajneri konfirmoi në një konferencë për shtyp se edhe Mattias Svanberg gjithashtu ka testuar pozitivisht.
Është një situatë shumë e vështirë tashmë për kombëtaren e Suedisë.



