Prishtina ka mësuar kundërshtarin në Ligën e Kampionëve.
Si kampione e Kosovës, FC Prishtina do ta përfaqësojë Kosovën në parakualifikimet e kompeticionit më madhor të futbollit, shkruan GazetaBlic Sport.
Para pak çastesh është hedhur shorti i gjysmëfinales së Play Offit të Ligës së Kampionëve.
Ekipi nga San Marino, Folgore është kundërshtari i FC Prishtinës.
/GazetaBlic Sport



