Pasi Sergio Busquets u tregua pozitiv për Covid-19, zyrtarët e kombëtares spanjolle kanë frikë nga një shpërthim i koronavirusit dhe filluan të marrin masa të paparashikuara.
Këtë të hënë, Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) njoftoi thirrjen e katër lojtarëve. Rodrigo Moreno, Pablo Fornals, Carlos Soler dhe Brais Mendez, të cilët do stërviten veçmas për të parandaluar një përhapje eventuale të koronavirusit, shkruan GazetaBlic Sport.
Spanjollët kanë grumbulluar 24 nga 26 lojtarë të lejuar nga UEFA, dhe thirrja e këtyre 4 lojtarëve në ekip do varet nga përgjigjja e testeve për koronavirus.
/GazetaBlic Sport/


