sarri
Sporti

Sarri e do treshen shqiptare në sulmin e Lazios

06/07/2021 18:57
nga:E K

Lazio është shumë afër të arrijë marrëveshje me trajnerin e njohur Maurizio Sarri.

Tekniku italian është i hapur të marrë stolin e klubit italian, vetëm se ka kërkuar disa transferime në skuadër.

Lojtari i parë pritet të jetë Elseid Hysaj, që do largohet nga Napoli si agjent i lirë, derisa ka punuar në të kaluarën nën urdhrat e Sarrit.

Hysaj kaloi vitet më të mira nën urdhrat e Sarrit, andaj do ishte i hapur për bashkimin te Lazio.

Sipas Corriere dello Sport, Lazio do bëjë edhe disa transferime në sulm, e të preferuarit e Sarrit janë dyshja tjetër shqiptare Milot Rashica dhe Xherdan Shaqiri.

Rashica më rënien e Werder Bremen nga Bundesliga, është konfirmuar se do largohet, derisa Shaqiri nuk ka vend në formacionin bazë të Jurgen Klopp, andaj do shitet në verë.

Sulmuesit do jenë pjesë kyçe e projektit të Sarrit.

Në rast që kompletohen dy transferimet, atëherë do kemi mundësinë që në sulmin e Lazios të jenë Shaqiri, Rashica dhe Vedat Muriqi, kuptohet nëse ky i fundit nuk largohet