Sporti

Konfirmohet lajmi i GazetaBlic Sport: Maliqi largohet nga Feronikeli

06/07/2021 16:30
nga:L J

Sulmuesi i njohur, Adem Maliqi ka ndarë rrugët me ekipin e Feronikelit.

GazetaBlic Sport para pak orësh ka raportuar që Maliqi do të largohet nga Feronikeli.

Maliqi para pak çastesh e konfirmoi një gjë të tillë, duke lajmëruar largimin e tij me një postim në Facebook.

Më poshtë keni njoftimin e tij (pa ndërhyrje):

“Të nderuar familjar dhe miq,

Desha t’iu informoj se që nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit FC Ferronikeli
Dua t’i falemnderoj bashkëlojtarët me të cilët kam kaluar momente shume te mira, trajneret, kryesine dhe tifozerin e Ferronikelit.

Me respekt,
Adem Maliqi”.

/GazetaBlic Sport