Harry Kane është i bindur se Anglia është në një pozitë më të mirë në Euro 2020 sesa vitin 2018 kur arritën në gjysmëfinale të Kupës së Botës.
“Tre Luanët” fillojnë kampanjën e tyre në Euro 2020 kundër rivalëve të Grupit D Kroacisë të dielën në ëembley, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte pikërisht Kroacia e cila i dha fund shpresave të Anglisë për të arritur në finale të Kupës së Botës duke i eliminuar ata në gjysmëfinale.
Ai në një intervistë për media tha se beson se Anglia tani janë në pozicion më të mirë sesa në vitin 2018.
“Ndoshta më të mirë sesa më parë. Në Kupën e Botës, mbase nuk ishim të sigurtë se ku ishim si skuadër, por performuam me të vërtetë mirë dhe u rritëm si ekip”, tha fillimisht ai.
“Ndihem sikur tani kemi pak më shumë përvojë. Kemi lojtarë që kanë luajtur ndeshje më të mëdha për klubin e tyre dhe padyshim edhe lojtartë që kanë luajtur në Kupën e Botës kanë fituar përvojë poashtu”, vazhdoi Kane.
“Ndihem sikur jemi në një pozitë më të mirë. Ne e dimë që ka ende shumë punë për të bërë. Turneu nuk fitohet lehtë. Dhe ne nuk kemi fituar një turne si vend për një kohë të gjatë, të gjatë, kështu që duhet të ketë shumë mentalitet të mirë gjatë gjithë garës pasi është një udhëtim i gjatë dhe i vështirë për të arritur në fazat e mëvonshme të një turneu të madh . Padyshim që ka pak më shumë presion mbi ne këtë vit sesa po në Kupën e Botës. Por, ne do i marrim ndeshjet një nga një”, përfundoi sulmuesi i Tottenham.
/GazetaBlic Sport/


