Showtime

Gold AG shkon në Preshevë, publikon fotografi nga atje

06/07/2021 15:36
nga:Genita C

Këngëtari ka shpeshtuar vizitat në vendlindjen e tij.

Dhe, Gold AG edhe sot ka vizituar Preshevën derisa ndau edhe imazhe nga atje.

Në rrjete sociale ka publikuar një fotografi teksa shihet se ka shkrepur një foto në oborrin e shtëpisë.

“Preshevë”, ka shkruar Ariani në mbishkrimin e postimit të cilin e ka shoqëruar me një emotikon zemër.

Ndryshe, si pothuajse në shumë postime tjera edhe në këtë arriti të marrë komente dhe pëlqime të shumta.

Rikujtojmë se, Gold AG po e shijon jetën me familjen e tij, bashkëshorten, Ermirën dhe djalin Guerilin.