Sporti

LAJMI I FUNDIT: Ky është lojtari që do ta zëvendësojë Arlondin tek kombëtarja e Anglisë

06/07/2021 08:55
nga:L J

Qendërmbrojtësi i Brighton, Ben White është zgjedhur si lojtari që do të zëvendësojë Trent Alexander-Arnold në skuadrën e Gareth Southgate në Angli për kampionatin evropian.

Trent Alexander Arnold ishte përzgjedhur nga Gareth Southgate për Euro2020, megjithatë mbrojtësi i Liverpoolit u lëndua në ndeshjen miqësore ndaj Austrisë, me ç’rast edhe nuk do të marrë pjesë në kompeticionin e madh, shkruan GazetaBlic Sport.

Kombëtarja e Anglisë ka zëvendësuar Trent Alexander Arnold me mbrojtësin e Brightonit, Ben White.

White ishte i grumbulluar nga Anglia për miqësoren ndaj Rumanisë, ku shkëlqeu me paraqitjen e tij.

/GazetaBlic Sport