Sporti

Kombëtarja e Spanjës në izolim pasi Sergio Busquets rezulton pozitiv për Covid

06/07/2021 08:34
nga:L J

Përgatitjet e Spanjës për Kampionatin Evropian janë kthyer në kaos pasi Sergio Busquets doli pozitiv për Covid-19 të Dielën në mëngjes, duke e detyruar të gjithë skuadrën të shkonte në izolim dhe të tërhiqej nga ndeshja e tyre kundër Lituanisë të martën në mbrëmje.

Megjithëse të gjithë anëtarët e tjerë të skuadrës së Spanjës testuan negativë, protokollet e Covid janë zbatuar në përputhje me udhëzimet e UEFA’s dhe ministrisë spanjolle të shëndetësisë që do të thotë që të gjithë lojtarët dhe stafi duhet të izolohen brenda selisë së Spanjës në Las Rozas, me seanca individuale që zëvendësojnë trajnimin normal.

Miqësorja e tyre kundër Lituanisë në Leganés Butarque Stadium të martën në mbrëmje do të luhet nga kombëtarja e Spanjës U-21.

Ndeshja e parë e Spanjës në Euro 2020 është vetëm shtatë ditë larg, kundër Suedisë në Seville në 14 qershor.

/GazetaBlic Sport