Lufta midis një prej boksierëve më të mirë në histori dhe një prej personaliteteve më të mira të YouTube përfundoi në mënyrë të parashikueshme të Dielën në mbrëmje, ndërsa Floyd Mayweather vrapoi në ring përrreth Logan Paul për tetë raunde, pa i shkaktuar ndonjë dëm të vërtetë komedianit.
Në të vërtetë, Mayweather ndoshta mund ta kishte përfunduar luftën nëse ai dëshironte, por nuk e bëri një gjë të tillë, përcjell GazetaBlic Sport.
Floyd Mayweather actually knocked out Logan Paul, but held him up during the fight to carry it through 8 rounds ? pic.twitter.com/Y4JSimELIr
— FootBasket.com (@Foot_Basket) June 7, 2021
Megjithatë, sa fituan protagonistët për këtë meç?
Mayweather besohet se ka fituar 100 milion dollarë vetëm nga lufta e tij në vitin 2017 kundër yllit të UFC, Conor McGregor.
Paul, i cili bëri famë si një komedian në Youtube së bashku me vëllain e tij Jake, tashmë është një multimilioner në moshën 26 vjeçare dhe të dy, ai dhe Mayweather do të kenë fituar miliona nga lufta e së dielës, e cila shitej me 49,99 dollarë vetëm për ta shikuar dhe u zhvillua para një publiku prej mijëra vetësh në Miami’s Hard Rock Stadium.
Mayweather tha javën e kaluar se ai pret të fitojë midis 50 dhe 100 milion dollarë nga lufta. Paulit iu garantua 250,000 dollarë dhe 10% nga pagesat e shikimit të meçit.
/GazetaBlic Sport


