Mesfushori i Kombëtares gjermane, Leon Goretzka do të humbasë fillimin e Kampionatit Evropian me Gjermaninë.
Lajmi u konfirmua nga trajneri gjerman, Joachim Low, në konferencën për shtyp përpara miqësore të së hënës kundër Letonisë, shkruan GazetaBlic Sport.
Mesfushori pësoi një lëndim të muskujve të këmbës ndërsa ishte në Bayern Munich dhe “nuk ka luajtur për pesë ose gjashtë javë”, kështu që, sipas Low, atij do t’i duhet ende “disa ditë ose një javë më shumë për të stërvitur me pjesën tjetër të grupit” . Ai mund të jetë në dispozicion të trajnerit gjerman pikërisht për ndeshjen kundër Portugalisë, më 19, në Munich.
/GazetaBlic Sport/


