Policia e Kosovës ka dalë me një komunikatë të re për aksidentin tragjik në fshatin Koshare të Ferizajt, ku vdiqën 4 persona.
Në komunikatën e tyre është sqaruar se si erdhi deri te aksidenti si dhe inicialet/moshën e viktimave dhe të të lënduarve.
Komunikata e plotë:
Sot, rreth orës 15:37 në fshatin Koshare të Ferizajt, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, ku të përshira ishin dy automjete civile të udhëtarëve.
Deri te aksidenti i komunikacionit, dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve Audi me targa vendore, e drejtuar nga E.M ( M/SHK/) 22 vjeçar po qarkullonte, nga drejtimi i Ferizajt në drejtim të Shtimes dhe me të arritur në fshatin Koshare, për shkaqe ende të panjohura, kalon në anën tjetër të lëvizjes dhe ndeshet me automjetin VW Golf me targa vendore, i cili po qarkullonte në drejtimin e kundërt, nga Shtimja në drejtim të Ferizajt .
Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën 4 persona të cilët ishin në automjetin VW Golf:
Viktimat , ( të vdekurit) nga ky askident janë :
N.R ( M.SH/K) 39 vjeçar – drejtues i automjetit
XH.R ( F/SH/K) 60 vjeçare ,
S.R ( F/SH/K) 32 vjeçare
Y.R ( M/SH/K) 12 vjeçar
Ndërkaq, janë lënduar edhe 3 persona të tjerë:
I.R ( F/SH/K) 32 vjeçare, e cila është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë, e cila ishte pasagjere në automjetin VW Golf.
Y.H ( M/SH/K) 21 vjeçar dhe
L.H ( M/SH/K) 21 vjeçar, të cilët ishin pasagjerë në automjetin Audi, të njëjtit, pasi kanë marr tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj janë liruar.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor – Ferizaj , i ka marr të gjitha masat e nevojshme për hetimin e rastit , në koordinim edhe me Prokurorin e Shtetit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, i cili ka dalur në vendin e aksidentit.
Me vendim të tij, trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa i dyshuari ( drejtuesi i automjetit Audi ) E.M, ndalohet në mbajtje për 48 orë.