Lajme

Vdes një person si pasojë e vetëaksidentit në rrugën Prishtinë-Pejë

06/06/2021 19:39
nga:Gazeta Blic

Një person ka humbur jetën si pasojë e vetëaksidentit, në rrugën Prishtinë-Pejë, raporton Gazeta Blic.

Ngjarja ka ndodhur pasditën e së dielës, teksa rastin për Gazeta Blic e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Ai ka thënë se ekipet e policisë kanë dalur në vendngjarje për t’u marrë me rastin.

Ndërsa, gjatë ditës katër persona mbetën të vdekur, në një aksident mes dy veturave në Ferizaj.

Në aksident, në mesin e viktimave ka qenë edhe një 12 vjeçare.