Ish-deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka, ka reaguar pas shkrimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se “ka përfunduar koha kur janë fyer dhe sulmuar policët”, raporton Gazeta Blic.
Zeka thotë se Sveçla ka qenë vetë ai që sipas tij, i ka fyer dhe rrahur policët, me gurë, me grushta e me shqelma.
Ai shtoi duke thënë se koha e Xhelal Sveçlës do të përfundojë, me turp të dyfishtë.
Shkrimi i plotë nga Zeka.
Ministri i shtetit abnormal
Xhelal Sveçla eshte minister i nje shteti abnormal, te cilin e kane krjuar shoket e Faik Fazliut. Faiku eshte nje djale me shume edukate, per çka hiq nuk besoje qe ka fyer ndonje polic.
Xhelali, legjenda e gjalle e VV-se, pat deshtu me ja rrexu aeroplanin Behgjet Pacollit. Sot, per me tregu budallakin cullak, ka dale dhe ka mbrojte rrugaçerine e policit dhe prokurorit, te cilet aqe munden me ba: Me prangos Faikun.
Ajo çka me la pershtypje, ishte deklarata e Xhelalit: “Ka mbaru koha kur jane fy policet nga te fortite”! Xhelali edhe i ka fy, edhe i ka rrahe policet, me gure, me grushta, me shqelma!
Shyqyr qe paska “perendu” ajo kohe, vetem Xhelal, ka me perfundu edhe koha jote, me turp tr dyfisht!!!


