Holanda ka mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale ndaj Gjeorgjisë.
“Tulipanët” shënuan nga pika e bardhë me anë të Depay, shkruan GazetaBlic Sport.
Depay realizoi golin e epërsisë në minutën e 10’të të takimit.
Ndërsa në duelin tjetër, Anglia ka shkuar në pushim me rezultat të barabartë pa gola ndaj Rumanisë.
“Tre Luanët” ishin të pafatë pasi shtylla ua mohoi golin dy herë.
Fillimisht ishte sulmuesi i Everton, Calver Leëin, i cili goditi shtyllën pas goditjes me kokë në minutën e 32’të të takimit.
Shtylla ia mohoi golin edhe talentit të Dortmundit, Jadon Sancho, i cili përpak sa nuk befasoi portierin me një goditje surprizuese.
/GazetaBlic Sport/


