Lajme

Ndërron jetë punëtori i PTK-së, Izet Korllaku

06/06/2021 17:22
nga:Gazeta Blic

Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomit, ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë, Izet Korllaku, raporton Gazeta Blic.

Ai ishte punëtor i Postë Telekomit të Kosovës, derisa sindikata e punëtorëve u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe kolegëve të tij.

Njoftimi i plotë:

Njoftim Mortor

Me pikëllim të thellë, morëm lajmin për vdekjen e parakohëshem të kolegut Izet Korllaku.

FSP-PTK u shprehë ngushëllimet më të sinqerta kolegëve dhe familjarëve të tij.

Qoftë i paharruar kujtimi për Izet Korllaku

FSP-PTK