Lajme

Pamje nga aksidenti i rëndë në Ferizaj, ky dyshohet për katër të vdekur

06/06/2021 17:02
nga:Gazeta Blic

Është raportuar për një aksident të rëndë në Ferizaj, ku dyshohet për të paktën katër viktima, shkruan Gazeta Blic.

Gazeta Blic ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli, i cili nuk ka dhënë detaje tani për tani, duke thënë se prononcimi i tij do të bëhet në momentin kur t’i arrijnë informacionet nga tereni.

Ai ka konfirmuar se në këtë aksident ka viktima.