Klubi Futbollistik “Drita” është më e zëshmja aktualisht në futbollin kosovar.
“Bardhekaltërit” janë duke u përgatitur maksimalisht për garat evropiane, por edhe për sezonin e ardhshëm.
Gazeta “Sheshi” mëson se portieri i Dritës, Faton Maloku, e ka vazhduar bashkëpunimin me klubin edhe për tri vitet e ardhshëm.
Maloku i ishte bashkuar Dritës në vitin 2019, kurse tashmë e ka vazhduar bashkëpunimin deri në vitin 2024.
Kujtojmë se portieri gjilanas më parë ka mbrojtur ngjyrat e Gjilanit, Feronikelit, Hajvalisë dhe Kukësit.
Drita do të marrë pjesë në garat e “Conference League”, pasi sezonin e mbylli në pozitën e dytë