Lajme

Arrestimi i Faik Fazliut – vjen reagim i OVL-UÇK-së

06/06/2021 13:13
nga:Q R

Ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas raportimit se anëtari i kësaj organizatë është arrestuar për sulm fizik ndaj personit zyrtar.

Klinaku përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Faik Fazliu, tanimë nuk është e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Duke komentuar pamjet e publikuar, Klinaku ka deklaruar se nuk shihet kanosje ndaj zyrtarit policor por e kundërta.
Ai ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të ish-anëtarit të kësaj organizate.

Reagimi i plotë i Klinakut:

Së pari, sqarim për mediat që raportuan se i arrestuari Faik Fazliu është anëtar i kryesisë së OVL UÇK-së, sepse ai ka qenë vite më parë në kryesi dhe ish kryetar por nuk është tani, dhe së dyti në videon që më erdhi, nuk shihet kanosje ndaj zyrtarit policor, por shihet dhunë e ushtruar ndaj një invalidi me shkallë të rëndë nga ana e zyrtarit policor.

Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tij dhe rasti të shkoj në procedurë të rregullt, si dhe duhet që të hetohet edhe dhuna e ushtruar nga ana e policisë apo e zyrtarëve policor.

Kanosi zyrtarin policor, arrestohet anëtari i Kryesisë së OVL-UÇK-së