Goran Pandev do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në Euro 2020 dhe Wesley Sneijder këmbëngul se veterani i Genova është jashtëzakonisht i nënvlerësuar.
Pandev mbush 38 vjeç muaj muajin tjetër dhe ka lënë të kuptohet se mund të tërhiqet nga futbolli pas kompeticionit evropian, megjithëse Genoa po përpiqet ta bindë atë që të nënshkruajë një kontratë të re, përcjell GazetaBlic Sport.
“Pandev ka një këmbë fantastike të majtë dhe një instinkt real të shënimit të golave”, tha Sneijder për De Telegraaf.
“Unë mendoj se ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe ajo që e bën atë të veçantë është që ai gjithmonë ka një vizion të lojës dhe mund t’i ndihmojë shokët e tij të skuadrës për të shënuar gol. Ai është gjithashtu një person i shkëlqyeshëm, ai e do futbollin dhe sipas mendimit tim ka qenë jashtëzakonisht i nënvlerësuar gjatë gjithë karrierës së tij. Ai është i pamëshirshëm në zonë”, përfundoi Sneijder.
/GazetaBlic Sport


