Sporti

Paul Pogba: N’Golo Kante duhet ta fitojë ‘Topin e Artë’

06/06/2021 09:35
nga:L J

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba beson se shoku i tij francez N’Golo Kante meriton të mposhtë Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon në garën për Topin e Artë 2021.

Pogba mendon se ka ardhur koha që Kante mund të shpallet si lojtari më i mirë në planet, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ajo që do të doja t’i thoja gjithë botës është se N’Gola Kante që kemi parë muajt e fundit ka qenë gjithmonë i njëjtë. Ne flasim shumë për performancat e tij por ai ka qenë më i mirë sa kurrë më parë. Nuk kishte Cristiano dhe Messi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, kështu që është mirë të shohësh performancat e mesfushorëve apo edhe të mbrojtësve”, tha Pogba për EuroSport.

“Unë thashë shumë kohë më parë se do të ishte e përshtatshme, nëse Chelsea triumfon, ai duhet ta fitojë Topin e Artë. Do të ishte gjithashtu e merituar. Ai është gjithmonë lojtar që luan mirë. Unë nuk jam i befasuar nga ajo që ai po bën”, përfundoi Pogba.

/GazetaBlic Sport