Jose Mourinho beson se Anglia mund të fitojë Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Në një intervistë me The Times, Mourinho, u shpreh se Anglia ka cilësinë për të fituar këtë garë, shkruan GazetaBlic Sport.
“Unë besoj se Anglia mund ta fitojë atë. Ata janë grup është miqësor. Lojtarët do të pranojnë të jenë zgjedhja e parë dhe zgjedhja e dytë. Kur jeni në ekipin kombëtar, nëse puna juaj është të mbani shishet e ujit, mbani shishet e ujit dhe jini të lumtur ta bëni atë. Ata kanë një grup të mirë”, tha Mourinho.
Anglia nuk ka fituar ndonjë garë të madhe që prej vitit 1966 kur fitoi Kampionatin Botëror.
/GazetaBlic Sport/


