Lajme

“PDK në nivel qendror në qytetin tonë e ka konfirmuar disa herë që unë do të jem kandidat për kryetar edhe një mandat”

06/05/2021 21:36
nga:Gazeta Blic

Ramiz Lladrovci ishte i sigurt se do të jetë sërish kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës në garën për Komunën e Drenasit, të cilën aktualisht e udhëheq.

Por, kjo nuk doli të jetë kështu, sepse Dega e PDK-së në Drenas e ka mbështetur Driton Ajazin si kandidat për kryetar të kësaj komune.

Lladrovci kishte deklaruar në Info Magazine të Klan Kosovës, më 21 maj, se PDK-ja e Drenasit e kishte konfirmuar që ai do të jetë kandidati i tyre në zgjedhjet lokale që priten të mbahen këtë vjeshtë.

“Nuk e di kush e ka këtë dyshim. Sigurisht që do të kandidoj sërish për kryetar të Drenasit. Partia Demokratike e Kosovës në nivel qendror në qytetin tonë e ka konfirmuar disa herë që unë do të jem kandidat për kryetar edhe një mandat”.

“Në PDK kemi pasë marrëveshje që do të qeverisim për dy mandate në Komunën e Drenasit. Do të jem edhe për një mandat bashkë me qytetarët, natyrisht nëse do të dalim fitimtarë. Pas dy mandateve nuk do të kandidoj më për të parin e Drenasit”, kishte thënë Lladrovci.

Gazeta Blic ka provuar ta kontakoj Lladrovcin, por ai nuk është lajmëruar.

PDK “tradhton” Ramiz Lladrovcin, konfirmon një kandidat tjetër për zgjedhjet lokale në Drenas