Lajme

Dy kosovarë ia vjedhin çantën nga dora shqiptares në Tropojë, i kap policia!

06/05/2021 20:14
nga:M K

V.M 21 vjeç dhe R.R 18 vjeçe janë arrestuar sot nga Policia e Shtetit në Shqipëri pasi të njëjtit ia kanë vjedhur një qytetareje çantën e dorës në Tropojë.

Sipas njoftimit të Policisë ata i kapën në hotelin ku ishin akomoduar dhe sekuestruan sendet e vjedhura: 1 aparat celular dhe një sasi lekësh.

Gjithashtu janë gjetur 9 fishekë pistolete, 4 telefona celular dhe maska anticovid që dyshohen se i kanë patur me vete gjatë kryerjes së vjedhjes.

Njoftimi:

Policia e Tropojës, menjëherë pas marrjes së kallëzimit së shtetases S. B., banuese në fshatin Dojan, e cila ka kallëzuar gjatë rrugës për në banesë, dy persona i kishin vjedhur me dhunë çantën e dorës, brenda së cilës kishte një sasi parash dhe një telefon, organizoi punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e dy autorëve të dyshuar, shtetasit:

V. M., 21 vjeç dhe R. R., 18 vjeçe, banues në Kosovë.

Shtetasit V. M. dhe R. R. dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur me dhunë çantën e dorës shtetases S. B.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në dhomën e një hoteli në qytetin e Tropojës, ku ishin akomoduar autorët u gjetën dhe sekuestruan sendet e vjedhura: 1 aparat celular dhe një sasi lekësh. Gjithashtu janë gjetur 9 fishekë pistolete, 4 telefona celular dhe maska anticovid që dyshohen se i kanë patur me vete gjatë kryerjes së vjedhjes.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.

LEXO EDHE:

Bild: Kryeministri i Shqipërisë kritik ndaj strategjisë së zgjerimit të BE-së