Sporti

Shqipëria dhe Uellsi ndahen në paqe

06/05/2021 19:47
nga:E K

Shqipëria nuk ka arritur më shumë se një barazim në duelin miqësor ndaj Uellsit.

Ndeshja ishte me ritëm të ngadaltë dhe me pak raste shënimi për dy kombëtaret, shkruan GazetaBlic Sport.

Edhe pse një duel miqësor, nervozizmi nuk mungoi te lojtari i Uellsit, Norrington-Davies R, i cili shtyu Rey Manajn, që u përplas për trajnerin e Shqipërisë,

Edoardo Reja, i cili u rrëzua nga ndërhyrja.

Shqipëria ndeshjen e rradhës do ta luajë të martën përballë Republikës Çeke.

/GazetaBlic Sport/