Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si rezultat i një aksidenti rrugor që ka ndodhur sot rreth orës 13:30, në fshatin Slivovë, rruga Prishtinë- Gjilan.
Rastin për GazetaBlic e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, e cila ka thënë se në aksident janë përfshirë dy automjete, një kamion dhe një veturë.
“Sot rreth orës 13:30 në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku jane të perfshira dy automjete ( një mjet transportues -kamion dhe një veturë). Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, përfundoi Ahmeti për GazetaBlic.
Personat e lënduar si rezultat i aksidentit janë dërguar për trajtim mjekësor.
LEXO EDHE:
Vuçiq: 8 qershori do të jetë ditë e rëndë për Serbinë