Miroslav Lajcak dhe Matthew Palmer kanë takuar gjatë vizitës në Beograd edhe kreun e Kishës Ortodokse të Serbisë, patriarkun Porfirije për të diskutuar në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.
Pas këtij lajmi ka reaguar ish-këshilltari i Avdullah Hotit, Visar Berisha.
Berisha thotë se pranimi i Kishes Ortodokse serbe si pale ne bisedimet per marrëveshjen Kosovë-Serbi është veprim i rrezikshëm dhe i dëmshëm.
“Kushtetutezimi i Kishes serbe dhe eksteritorialiteti i manastireve ortodokse te Kosoves eshte goditje vdekjeprumse per funksionalitetin e shtetit te Kosoves” shkruan Berisha në facebook raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:
– Pranimi i Kishes Ortodokse serbe si pale ne bisedimet per Marreveshjen Gjitheperfshirese me Serbine eshte veprim i rrezikshem dhe per pasoje i demshem.
– Kushtetutezimi i Kishes serbe dhe eksteritorialiteti i manastireve ortodokse te Kosoves eshte goditje vdekjeprumse per funksionalitetin e shtetit te Kosoves.
– Serbet e dijne qe e kane humbur Kosoven, por duan t’i mbesin besnik parimet te tyre shoven se ku eshte nje varr serb aty eshte Serbi.
Kushdo qe ne emnin e Kosoves pranon kete inzult mbi vendin do ta keq me popullin e Kosoves!


