Lajme

Haradinaj prezanton aderimin e radhës që i bashkohet listës së AAK-së për Prishtinën

06/05/2021 13:35
nga:Y I

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka prezantuar aderimin e radhës që i bashkohet listës për kryeqytetin.

Haradinaj ka bërë me dije se Arbonra Ajeti, familjare e Muhamet Ajetit, një luftëtar dhe aktivist i devotshëm, i bashkohet listës së tyre fituese.

“Arbnora rrjedh nga një familje e madhe nga Gollaku. Është absolvente në Fakultetin Juridik, pranë Universitetit të Prishtinës. Ajo i hyn garës me bindje të plotë se do të jetë përfaqësuese e denjë e lagjes dhe frymës rinore të Kryeqytetit” shkruan Haradinaj në facebook raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

Sot edhe zyrtarisht po i bashkohet listës fituese për Prishtinën, Arbnora Ajeti nga Kodra e Trimave, familjare e Muhamet Ajetit, një luftëtar dhe aktivist i devotshëm ndër vite.

Arbnora rrjedh nga një familje e madhe nga Gollaku. Është absolvente në Fakultetin Juridik, pranë Universitetit të Prishtinës. Ajo i hyn garës me bindje të plotë se do të jetë përfaqësuese e denjë e lagjes dhe frymës rinore të Kryeqytetit.

Suksese Arbnora e na priftë e mbara!