Sporti

Tre futbollistë me origjinë shqiptare mund të jenë nën urdhërat e Jose Mourinhos tek Roma, në mesin e tyre edhe Milot Rashica

06/05/2021 13:16
nga:Mergim Rreci

Jose Mourinho është duke bërë planet e afatit kalimtar veror.

Trajnerit portugez do t´i duhen disa ndryshime tek skuadra e tij e re, përcjell GazetaBlic Sport.

Në lojtarët që janë nën “radarin” e teknikut portugez, bie në sy se janë edhe dy futbollistë shqiptarë.

Bëhet fjalë për Granit Xhakën dhe Milot Rashicën. Ky i fundit është nën kontratë më skuadrën e Werder Bremen, me këta të fundit që u rrëzuan nga Bundesliga dhe janë të hapur për ta larguar sulmuesin e Kosovës.

Rashica kërkohet edhe nga Aston Vila, por sigurisht që një kalim në Romë do e shikonte si më të përshtatshëm për të ardhmen e tij.

Kosovari do të ndryshojë ekip këtë merkato dhe sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, lojtari është në listën e Romës.

Këta të fundit ndjekin edhe Xhakën, i cili gjithashtu pritet të largohet nga Arsenali. Mourinho e kërkon në skuadër mesfushorin dhe drejtuesit do të përpiqen t’ia plotësojnë këtë dëshirë trajnerit.

Në rast se transferimi i Rashicës dhe Xhakës do të realizohej, atëherë te Roma do bëheshin 3 shqiptarë, pasi kujtojmë se aty luan edhe mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla.