Sporti

Ky pritet të jetë formacioni i Shqipërisë për ndeshjen e sontme ndaj Uellsit

06/05/2021 12:28
nga:Mergim Rreci

Shqipëria do të përballet me skuadrën e Uellsit në miqësoren e aranzhuar për ditën e sotme.

“Cardiff City Stadium”, do të jetë arena ku të dy  kombëtaret do të ndeshen me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja ndërmjet dy Kombëtareve pritet të jetë shumë interesante edhe për faktin që të dy kombëtaret aplikojnë lojë relativisht të njëjtë.

Ky pritet të jetë formacioni i Shqipërisë.

Formacioni i mundshëm: Selmani; Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti; Doka, Abrashi, Çekiçi, Bare, Lenjani; Balaj, Manaj.

/GazetaBlic Sport/