Sporti

Xavi: Për fat të mirë ose për fat të keq i kam thënë jo dy herë Barcelonës

06/05/2021 11:59
nga:Mergim Rreci

Diskutimi se kush do të jetë trajneri kryesor i Barcelonës për sezonin 2021/22 është zgjidhur përfundimisht me Ronald Koeman të konfirmuar për të vazhduar drejtimin e ekipit.

Sidoqoftë, emri i Xavi Hernandez vazhdon të qëndrojë rreth klubit, me ish-lojtarin legjendar që një ditë mund të bëhet trajner i ekipit të parë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Për fat të mirë ose për fat të keq i kam thënë jo dy herë Barcelonës, për shkak të rrethanave të ndryshme, familjare, profesionale, kontraktuale …”, tha ai për La Vanguardia.

“Dhe sigurisht që ishte shumë e vështirë sepse unë jam një tifoz i Barcelonës, por nuk ishte koha [e duhur]”.

“Çfarëdo që të vijë do të vijë, ajo do të vlerësohet dhe ne do të vendosim. [Ofertat] mbërritën vite më parë, por nuk ishte koha”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/