Një krizë është shfaqur mbi kombëtaren e Brazilit që kur vendi latin u emërua si nikoqir i Copa America.
Lojtarët sugjeruan të premten që ata nuk janë të gatshëm të luajnë turneun në shtëpi sepse pandemia COVID-19 vazhdon të vrasë mijëra brazilianë në ditë. Më shumë se 470,000 kanë vdekur deri më tani, përcjell GazetaBlic Sport.
Konferenca për shtyp e Tite pas ndeshjes së mbrëmshme ishte një nga më të priturat e ekipit në vite pasi ai kaloi ditën duke dëgjuar zëra se mund të jepte dorëheqjen para se të fillonte Copa America.
Trajneri pranoi të enjten se lojtarët e tij kishin diskutuar me presidentin e konfederatës braziliane të futbollit (CBF), Rogerio Caboclo, nëse ata duhet të luanin në turneun kontinental.
Një përgjigje përfundimtare mbi këtë çështje pritet të merret pas ndeshjes kundër Paraguait të martën.
Copa America fillimisht ishte planifikuar të bashkëpranohej nga Kolumbia dhe Argjentina. Dy javë më parë, Kolumbia u detyrua të tërhiqej për shkak të trazirave shoqërore.
Kurse këtë javë që shkoi, Argjentina nuk pranoi ta priste atë për shkak të një përkeqësimi të ngjashëm të pandemisë.
Pas ndeshjes së mbrëmshme, Casemiro tha se janë të bashkuar në këtë qëllim.
“Të gjithë e dinë pozicionin tonë në Copa America në Brazil,” tha kapiteni pas ndeshjes së Ekuadorit.
“Kjo nuk mund të ishte më e qartë. Ne duam të shprehim mendimin tonë më shumë pas ndeshjes kundër Paraguai [më 8 qershor].
“Nuk jam vetëm unë, jo vetëm lojtarët që luajnë në Evropë. Janë të gjithë, duke përfshirë Tite. Të gjithë së bashku.”
/GazetaBlic Sport/


