Sporti

Real Madrid të interesuar për Richarlison

06/04/2021 22:06
nga:E K

Sulmuesi i Evertonit, Richarlison, ka ngjallur interesimin e skuadrës spanjolle, Real Madrid.

Mediat nga Spanja raportojnë se braziliani mund të ribashkohet me Ancelottin në “Santiago Bernabeu”, shkruan GazetaBlic Sport.

24 vjeçari ka edhe 3 vite kontratë me skuadrën e Everton, por Ancelotti e pëlqen asin e skuadrës nga Liverpooli dhe dëshiron transferimin e tij në Spanjë.

Richarlison iu bashkua Evertonit në vitin 2018 dhe ka bërë 94 paraqitje duke shënuar 32 gola.

/GazetaBlic Sport/