Lajme

LDK-ja nuk e pranoi kërkesën e degëve e nëndegëve të kryeqytetit që Lumir Abdixhiku të kandidojë për zgjedhjet lokale

06/04/2021 21:07
nga:M K

Lutfi Haziri ka thënë se degët dhe nëndegët e kryeqytetit e kanë kërkuar Lumir Abdixhikun që të kandidojë për Prishtinën.

Megjithatë, LDK-ja e ka parë këtë si të papranueshme, pasi kreu i partisë tani ka angazhime të tjera, ku duhet të merret me reformimin e partisë në nivel vendi, përcjell GazetaBlic.

“Nuk e kemi pranuar këtë kandidaturë, pasi ai tash duhet të angazhohet për reformimin e LDK-së në nivel vendi.

Do të ishte hap prapa që ai të kandidojë për kryeqytetin, ani pse degët e nëndegët e kryeqytetit e kërkuan vazhdimisht këtë”, tha Haziri në “Blic Interview me Astrit Gashin”, prodhim i portalit GazetaBlic.

LEXO EDHE:

Lutfi Haziri konfirmon mesazhin kryesor të ndërkombëtarëve: Ndërmjetësit pajtohen me atë që pajtohen palët!

/GazetaBlic/