Stambolli ishte paraparë të ishte vendi ku do të zhvillohej finalja e madhe e këtij viti për Ligën e Kampionëve.
Megjithatë për të dytin vit rradhazi, organizimi i paraparë të mbahej në Stamboll, për finalen e Ligës së Kampionëve dështoi përshkak të koronavirusit, shkruan GazetaBlic Sport.
Për të kompensuar disi këtë situatë, UEFA sipas gazetës spanjolle ‘AS’ do t’i besojë finalen e Champions League sërish Stambollit.
Sipas ‘AS’, vendimi do të bëhet zyrtar nga UEFA me datën 9 korrik.
/GazetaBlic Sport/


