Kosova ka arritur fitoren e dytë në ndeshjet miqësore të qershorit.
Së pari mposhti San Marinon me rezultat 4-1 dhe sot mposhti edhe Maltën me rezultat 1-2, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes Challandes foli për SuperSport Kosova ku tha se Kosova ka gjetur futbollin e tyre pas këtyre dy ndeshjeve.
“Kemi pasur shumë raste por nuk arritëm ti konkretizojmë të gjitha,kemi gjetur futbollin tonë, të dyja ndeshjet ishin të mira, kjo ndeshje nuk ishte e lehtë por ishte mësim i mirë për ne, unë jam i kënaqur me ekipin dhe punën që kanë bërë këtë periudhë, ne mund të bëjmë progres dhe të përmirsohemi”, tha pëzgjedhësi i Kosovës.
/GazetaBlic Sport/


