Kampionati Evropian “Euro 2020” do të fillojë me 11 qershor.
Rio Ferdinand beson se suksesi i Anglisë në Kampionatin Evropian do të varet nga forma e sulmuesit Harry Kane, shkruan GazetaBlic Sport.
“Harry Kane ka treguar se i pëlqen të veshë shiritin e kapitenit, se i pëlqen kjo përgjegjësi dhe disa lojtarë rriten prej saj. Unë dua ta shoh këtë në këtë Evropian.
Ai përfundoi si shënuesi më i mirë në Kupën e Botës 2018 (gjashtë gola), por ai nuk ishte në formën më të mirë.
Anglia do të përballet me Kroacinë, Republikën Çeke dhe Skocinë në kuadër të grupit D të “Euro 2020”.
/GazetaBlic Sport/


