Sporti

Giroud vazhdon kontratën me Chelsean

06/04/2021 18:10
nga:E K

Olivier Giroud u ka dhënë fund zërave për një largim të mundshëm nga Chelsea.

Kohëve të fundit u raportua për një interesim të Milan, dhe një refuzim të Giroud për të vazhduar kontratën me londinezët, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë sulmuesi francez ka vendosur të rinovojë kontratën e tij me skuadrën nga Londra.

Chelsea e ka konfirmuar lajmin e vazhdimit të kontratës së 34 vjeçarite edhe për një vit.

/GazetaBlic Sport/